UBT News

Begaj dënon rrëmbimin e tre policëve nga Serbia: Strategjitë ‘eskalim për të de-eskaluar’ të marrin fund

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga njësia speciale e ushtrisë serbe. Ai ka thënë se Serbia në këtë mënyrë po tenton të destabilizojë gjithë rajonin.

Begaj ka thënë se strategjitë ‘eskalim për të de-eskaluar’ duhet të marrin fund.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu, iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar institucioneve të Kosovës që të mos bien pre e provokimeve.

Exit mobile version