Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz ka prezantuar ministrat e Partisë së tij Social Demokratike, për qeverinë e re gjermane të hënën, përcjell UBT News.
Karl Lauterbach do të bëhet ministër i shëndetësisë, ky ishte emërimi më i ndjekur nga afër, pasiqë Gjermania po përpiqet të ulë normat e larta të infeksionit me koronavirus. Scholz zgjodhi këtë epidemiolog dhe ligjvënës me njohuri mediatike, të cilit ndonëse i mungon përvoja ekzekutive, ka qenë një nga zërat më të spikatur të Gjermanisë që kërkon kujdes dhe masa të rrepta kundër COVID-19.
Nancy Faeser, një avokate që drejton degën e partisë në shtetin qendror të Hesse, ishte një zgjedhje e papritur për t’u bërë ministrja e parë femër e brendshme e Gjermanisë, një post që përfshin mbikëqyrjen e forcave të policisë federale dhe agjencisë vendase të inteligjencës.
Faeser tha se fokusi kryesor do të jetë lufta kundër ekstremizmit të djathtë, të cilin ajo e quajti “kërcënimi më i madh” për vendin.
Zëvendëskancelari i Scholz do të jetë Robert Habeck, i cili drejton të Gjelbërit së bashku me Annalena Baerbock. Ai do të drejtojë një ministri të ekonomisë dhe klimës, një kombinim i ri.
Annalena Baerbock do të bëhet ministrja e parë femër e jashtme e Gjermanisë.
Pesë anëtarët e kabinetit të të Gjelbërve përfshijnë gjithashtu vegjetarianin Cem Ozdemir, i cili do të bëhet ministri i parë federal me origjinë turke gjashtë dekada që kur punëtorët e ftuar filluan të vinin në Gjermani nga Turqia pas Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se si ministër i bujqësisë nuk kishte plane t’i detyronte të tjerëve një mënyrë jetese pa mish. Ai theksoi se ulja e emetimeve të gazeve serrë të Gjermanisë duhet të jetë qëllimi kryesor për qeverinë e ardhshme.
Të Gjelbrit, megjithatë, do të duhet të kapërcejnë rezistencën nga Demokratët e Lirë, kreu i të cilëve Christian Lindner do të bëhet ministër i financave dhe efektivisht zyrtari numër 3 në qeverinë e re.