UBT News

​Bedri Hamza pritet të jetë kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së

Para delegatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Konventën e Përgjithshme pritet të paraqitet vetëm kandidatura për kryetar e Bedri Hamzës. Deri tani para nisjes së konventës zyrtarë të PDK-së, thonë se nuk ka kandidatur tjetër për kryetar.

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se momentalisht ka vetëm një kandidatur për kryetar të PDK-së, derisa theksoi se zgjidhja më e mirë për PDK-në, është zgjedhja e Bedri Hamzës për kryetar.

Nuk mendoj se ka pasur nevojë të shtyhet Konventa, meqenëse kemi veç një kandidat mendoj se ai do të zgjidhet dhe është zgjidhja e duhur. Me sa unë jam i njoftuar nuk është dikush që ka aplikuar përveç Bedri Hamzës”, tha ai.

Në anën tjetër, ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se rregullat janë strikte që brenda Konventës së PDK-së të paraqitet kandidatura e Enver Hoxhajt, teksa shtoi se i njëjti nuk ia ka kërkuar nënshkrimin atij për ta shpallur kandidaturën për kryetar.

“Është krejtësisht normale në demokraci me pas shumë pretendime me u bo kryetar të partisë. Rregullat janë strikte dhe duhet me u zbatuar dhe tani të shohim si po zhvillohet mbledhja…Janë ca rregulla që ia pamundësojnë dikujt me hy sipas statutit. Duhet me i pas nënshkrimet e delegatëve dhe me paraqitë kandidaturën pesë ditë përpara. Nuk e di mua jo”, tha ai./KP

Exit mobile version