Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancën ku po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike ka shprehur keqardhjen për vonesën në adresimit të kësaj çështjeje nga Qeveria në kohë të duhur për qytetarët.
“Ligji të cilin sot e kemi nuk është ligj për votuesit e një subjekti politik ose një tjetri. Ky është ligj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është ligj për bizneset që afarojnë në Republikën e Kosovës. Ky ligj nuk paragjykon se si do të jetë skema politike në të ardhmen dhe nuk ka garanci që PDK-ja do të përkrahë marrëveshje të tjera nëse nuk janë në interes të vendit. Jemi opozitë e Qeverisë, vazhdojmë të jemi opozitë e Qeverisë, por nuk mund të jemi në infinit opozitë e interesave të shtetit. “, tha Hamza.
Sipas tij, Ligji për rimëkëmbjen ekonomike nuk ka mundur të procedohej më tej me paketën paraprake pa krijimin e një baze legale ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset në Kosovë./UBTNews