Bebe Rexha ka rikthyer sytë e publikut shqiptar drejt saj pas publikimit të një videoje në TikTok, ku nga studioja e regjistrimit dëgjohet një pjesë e shkurtër e këngës së saj të re – këtë herë në gjuhën shqipe.
Ky hap shënon një moment të veçantë në karrierën e saj, pasi këngëtarja e njohur globalisht ka ndërtuar repertorin kryesisht me këngë në anglisht.
Eksperimenti me shqipen po interpretohet si një mënyrë për të përqafuar rrënjët familjare dhe për t’i dhuruar publikut shqiptar një projekt të shumëkërkuar.
Megjithëse informacionet rreth këngës mbeten të pakta, fragmenti i publikuar ka shkaktuar menjëherë reagime të gjera në rrjetet sociale, duke rritur pritshmëritë për lansimin e plotë.
Me këtë iniciativë, Bebe i bashkohet artistëve shqiptarë me ndikim ndërkombëtar që kultivojnë lidhjet me origjinën kulturore e gjuhësore, ndërsa fansat po presin këngën e re. /A.Z/UBT News/
