Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është vlerësuar së fundmi me “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, duke nënvizuar ndikimin e saj në muzikën dance dhe kontribuimin e vazhdueshëm në këtë zhanër global.
E emocionuar nga ky çmim, Rexha ndau në Instagram një video ku shfaqet duke marrë trofeun:
“Wow, faleminderit EDMAs. Kjo është e pabesueshme. ‘Female Icon Award 2026’. Dua t’u falënderoj fansave të mi për mbështetjen e tyre gjatë këtij udhëtimi të çmendur. Faleminderit edhe komunitetit të muzikës dance për pranimin. Muzika dance ka qenë gjithmonë pjesë e madhe e jetës sime. Ka qenë shpëtimi, terapia ime dhe është ende e tillë. Nuk ka gjë si të dëgjosh këngën tënde në një festival, klub apo në makinë. Sigurohuni që të dëgjoni këngën time të re ‘New Religion’ me grupin e mrekullueshëm Faithless. Është jashtë tani. Gëzuar!”
Në vitet e fundit, Bebe Rexha ka qenë aktive në Euro-dance, duke sjellë këngë që u bënë hite ndërkombëtare.
