Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po korr sukses të madh me albumin e saj më të ri “Dirty Blonde”, i cili ka debutuar si një nga më të dëgjuarit në Spotify në nivel global.
Sipas të dhënave të publikuara nga Spotify, albumi është renditur në vendin e tretë në listën e albumeve debutuese më të dëgjuara në botë për periudhën 12–14 qershor, duke konfirmuar rikthimin e fuqishëm të artistes në skenën ndërkombëtare.
Albumi ka pasur performancë të mirë edhe në SHBA, ku është renditur në top 10, duke treguar interes të madh të publikut për projektin e saj të ri muzikor.
“Dirty Blonde” është albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe i pari si artiste e pavarur, pas ndarjes nga labeli i mëparshëm në vitin 2025.
Albumi përmban 13 këngë, mes tyre edhe bashkëpunime me emra të njohur si Faithless në këngën “New Religion” dhe David Guetta në “Sad Girls”, të cilat po marrin vëmendje të madhe në platformat muzikore.
Me këtë sukses, Bebe Rexha vazhdon të forcojë pozicionin e saj si një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës pop ndërkombëtare.
/A.K/
