UBT News

Bebe Rexha shënon 10-vjetorin e hitit të saj të madh “Me, Myself & I”

Këngëtarja me origjinë shqiptare e famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, 10 vjetorin e publikimit të “Me, Myself & I”, një nga projektet që e katapultoi drejt suksesit ndërkombëtar.

Në një postim në rrjete sociale, Bebe ndau një video të rrallë arkivore, ku shihet duke performuar këngën pak kohë pas publikimit më 2015.

Ajo e shoqëroi videon me fjalë mirënjohjeje për fansat e saj anembanë botës, të cilët e kanë mbështetur që nga fillimet e karrierës.

“Nuk mund të besoj që kanë kaluar tashmë 10 vjet. Kjo këngë ndryshoi jetën time dhe më hapi dyert e ëndrrës sime. Faleminderit të gjithëve që më keni dashur dhe më keni mbështetur gjatë gjithë kësaj dekade,” shkroi artistja.

Publikuar fillimisht në bashkëpunim me G-Eazy, kënga “Me, Myself & I” u shndërrua shpejt në hit global, duke pushtuar top-listat në ShBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe shumë vende tjera.

Projekti arriti miliona dëgjime në platformat muzikore dhe u bë një himn i vetëbesimit dhe pavarësisë personale, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën.

Derisa nga publikimi kanë kaluar një dekadë, kënga vazhdon të jetë një prej projekteve më të njohura të Rexhës, me mbi 663 milionë klikime në YouTube dhe qindra miliona dëgjime në Spotify.

Që nga ajo kohë, Rexha ka ndërtuar karrierë mbresëlënëse me një sërë hitesh ndërkombëtare, bashkëpunime me artistë si David Guetta, Nicki Minaj, Dua Lipa, Doja Cat, Martin Garrix e të tjerë, duke e konsoliduar veten si një nga zërat më të fuqishëm të muzikës pop moderne.

“Me, Myself & I” mbetet një pikë kthese në rrugëtimin artistik, këngë që e shndërroi Rexhën nga autore prapa skenës në yll botëror. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version