UBT News

Bebe Rexha reagon për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar, duke kujtuar përpjekjet e brezave për ruajtjen dhe forcimin e saj.

Rexha ka nënvizuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe për ta mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e saj, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.

Exit mobile version