UBT News

Bebe Rexha publikon albumin e ri “Dirty Blonde”

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”.

Albumi përmban 13 këngë dhe tashmë është i disponueshëm në platformat muzikore, përfshirë Spotify dhe shërbime të tjera të transmetimit.

Edhe pse projekti është publikuar i plotë tani, gjatë muajve të fundit Bebe Rexha kishte lansuar disa prej këngëve veçmas, duke rritur pritshmëritë e fansave për albumin.

Një nga këngët që ka tërhequr vëmendje të veçantë është “Çike Çike”, e cila përmban edhe fraza në gjuhën shqipe, duke reflektuar lidhjen e artistes me origjinën e saj shqiptare.

“Dirty Blonde” është pritur me entuziazëm nga fansat në mbarë botën, të cilët e vlerësojnë Bebe Rexhën për stilin e saj muzikor dhe suksesin e vazhdueshëm në skenën ndërkombëtare./A.K/

Exit mobile version