Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, sivjet ka debutuar edhe në film.
Ajo u bë protagoniste në filmin e ri “Queenpins”, i cili u dha premierë pak javë më parë në Los Angeles.

Rexha në këtë film luan rolin e një hajduteje kibernetike, e cila ndihmon Kristen Bell dhe Kirby Howell-Baptist për të kryer një vjedhje të madhe fiskale.
Artistja shqiptare bëri një ndryshim radikal gjatë paraqitjes në këtë projekt filmik, duke u shfaqur me flokë të zeza, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje, që e karakterizonte prej vitesh.