Bashkimi Evropian është “thellësisht i shqetësuar” për dëmtimin e tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2 që ka rezultuar në rrjedhje në ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik, duke e quajtur atë një “akt të qëllimshëm”.
“Të gjitha informacionet në dispozicion tregojnë se këto rrjedhje janë si rezultat i një akti të qëllimshëm”, tha të mërkurën shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, ndërsa premtoi të rrisë përpjekjet për sigurinë e energjisë.
Borrell deklaroi se blloku do të mbështesë çdo hetim mbi rrjedhjen./UBTNews/