Blloku ka shtuar dy komandantë të Hamasit në listën terroriste të Bashkimit Evropian pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit.
Dy personat janë Mohammed Deif, komandant i përgjithshëm i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendësi i tij Marwan Issa.
Atyre do t’u ngrihen fondet dhe mjetet e tjera financiare në vendet anëtare të BE-së.
Operatorëve të BE-së gjithashtu u ndalohet të ofrojnë fonde dhe burime ekonomike për ta./UBTNews/