Bashkimi Evropian dënoi sulmet me raketa ruse që ndodhën të hënën në Ukrainë.
Peter Stano, zëdhënësi i shefit të politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, tha në një konferencë për media se sulmet ruse në infrastrukturën civile janë “kundër ligjit ndërkombëtar humanitar” dhe “shënjestrimi pa dallim i civilëve përbën krim lufte”.
Borrell tha në një postim në Twitter se veprimet e Rusisë “nuk kanë vend në shekullin e 21-të” duke premtuar më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën./UBTNews/