UBT News

BE thotë se sulmet në Lindjen e Mesme janë ‘shqetësuese’

Bashkimi Evropian (BE) thotë se është i shqetësuar për “shkallën e dhunës në Lindjen e Mesme dhe më gjerë” pasi avionët luftarakë të Pakistanit kanë kryer sulme ajrore mëngjesin e 18 janarit ndaj caqeve të supozuara militante në Iranin fqinj. 

“Këto sulme, sikurse edhe në Pakistan, në Irak dhe Iran, tani janë shqetësimi më i madh për Bashkimin Evropian, sepse ato shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve, dhe ato gjithashtu kanë një efekt destabilizues në rajon”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ministria e Jashtme e Pakistanit tha përmes një deklarate se sulmet shënjestruan bazat e “terroristëve”./UBTNews/

Exit mobile version