Komisioni Evropian parashikon se Eurozona do të rrëshqasë në recesion gjatë dimrit, ndërsa inflacioni po vazhdon të rritet, sipas parashikimit të fundit ekonomik të publikuar të premten.
Sipas këtij parashikimi, faturat e larta të energjisë që gërryen aktualisht fuqinë blerëse të konsumatorit do të zgjasin inflacionin, i cili pritet të rritet në 8.5% këtë vit, pastaj të bjerë në 6.1% vitin e ardhshëm.
Parashikimi i rritjes për vitin 2023 ndërkohë u ul në 0.3%, nga parashikimi i korrikut prej 1.4%.
Gjermania pritet të performojë më së keqi vitin e ardhshëm, ku prodhimi ekonomik i vendit parashikohet të tkurret me 0.6% gjatë vitit të ardhshëm./UBTNews/