UBT News

BE thekson “angazhimin e vendosur” për të mbajtur përgjegjës kriminelët e luftës

BE-ja është zotuar të kërkojë llogari nga ata që janë përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, tha të mërkurën zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali.

“BE-ja përsërit angazhimin e saj të vendosur për të mbajtur para përgjegjësisë të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët e krimeve të luftës të kryera në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Massrali.

Deklarata është në përgjigje të dy videove të publikuara në mediat sociale javën e kaluar, të cilat tregojnë ushtarë ukrainas me kokë të prerë.

“Nëse konfirmohet, kjo është një tjetër kujtesë brutale për natyrën çnjerëzore të agresionit rus”, tha Maasrali. “Vrasja e të burgosurve të luftës është një shkelje shumë serioze e Konventës së Gjenevës dhe tregon edhe një herë shpërfilljen e plotë të Rusisë ndaj ligjit ndërkombëtar, në veçanti të drejtës ndërkombëtare humanitare”./UBTNews/

Exit mobile version