UBT News

BE: Sulmet ruse pranë centralit Zaporizhzhia “shkelje serioze” e sigurisë bërthamore

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të enjten se sulmet ruse në Ukrainë, të cilat shkaktuan shkëputjen e termocentralit atomik të Zaporizhzhia-s nga rrjeti, përbëjnë “shkelje serioze” të sigurisë bërthamore.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, që u rikthye mesditën e të enjtes, nënkupton që gjeneratorët e emergjencës me naftë duhej të përdoreshin për të ftohur centralin. Kjo ka rritur ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor, sipas Borrellit./UBTNews/

Exit mobile version