Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra për të forcuar më tej ushtrinë e Moldavisë, tha të mërkurën Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, pas sulmeve të fundit në rajonin separatist pro-Moskë të vendit, Transnistria.
Duke folur së bashku me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu në Kishinau, Michel tha se “disa vendime” janë marrë tashmë për të rritur mbështetjen në fushat e logjistikës dhe mbrojtjes kibernetike.
Ai tha se dyshja diskutuan se çfarë mbështetje të mëtejshme ushtarake mund të jepej, por nuk hyn në detaje “për të shmangur ndonjë përshkallëzim”.
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë i përshkroi shpërthimet e pashpjegueshme në rajonin e Transnistria si një “provokim të planifikuar” nga shërbimet sekrete ruse./UBTNews/