Brukseli thotë se Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) do të hapë një çështje për të sfiduar “praktikat tregtare diskriminuese të Kinës kundër Lituanisë”.
Komisioni Evropian tha se praktikat tregtare të Kinës po dëmtonin eksportuesit lituanez dhe po preknin eksportet e tjera nga tregu i vetëm i BE-së. Ndërsa komisioneri evropian i tregtisë, Valdis Dombrovskis, në një deklaratë u shpreh se ky nuk është një hap që OBT e bënë lehtë.
“Megjithatë, pas përpjekjeve të përsëritura të dështuara për të zgjidhur çështjen në mënyrë të dyanshme, ne nuk shohim rrugë tjetër përpara përveçse të kërkojmë konsultime të OBT-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kinën”.
Ai tha se masat kineze po kërcënonin integritetin e tregut të vetëm.
Ministria e Jashtme e Kinës mohoi në dhjetor se po bllokonte importet nga Lituania.
Mosmarrëveshja vjen për shkak se Lituania ka lejuar Tajvanin të hapë një zyrë përfaqësuese ose një ambasadë de-facto në Vilnius nëntorin e kaluar.
Me këtë rast, ambasadori i Lituanisë u dëbua nga Kina dhe e njëjta e largoi ambasadorin e saj nga vendi menjëherë më pas./UBTNews/