BE-ja të jetë “e vendosur dhe e bashkuar” kundër administratës “së dëshpëruar dhe jolegjitime” të presidentit bjellorus dhe përpjekjeve të tij për të destabilizuar bllokun, tha për Euronews Ylva Johansson, Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme.
Komentet e saj vijnë pas një rritje të tentativave për kalime të paligjshme në kufirin Poloni-Bjellorusi, me qindra emigrantë që kanë mbërritur brenda natës. Incidenti është dënuar nga BE, SHBA dhe NATO dhe ripërtëritjen e kërcënimeve me sanksione, përcjell UBT News.
“Kjo është një situatë ku Bashkimi Evropian duhet të veprojë i vendosur dhe i bashkuar ndaj Lukashenkos”, tha Johansson. “Kjo nuk është kryesisht një krizë migracioni. Ky është një agresion nga një regjim i dëshpëruar, i paligjshëm dhe përgjigja jonë duhet të jetë sipas kësaj”.
Më shumë se 30,000 emigrantë janë përpjekur të kalojnë kufirin Poloni-Bjellorusi këtë vit. Lituania dhe Letonia, të cilat gjithashtu kanë kufij me Bjellorusinë, janë prekur gjithashtu.
Kriza është përshkruar si hakmarrja e Lukashenkos kundër sanksioneve të shumta të BE-së të vendosura ndaj Bjellorusisë.
“Ata [emigrantë] po shpenzojnë shumë para dhe u thuhet se kjo është një mënyrë e sigurt dhe e lehtë për të arritur në BE. Kjo nuk është e vërtetë. Dhe më pas ata e gjejnë veten të bllokuar në një situatë potencialisht shumë të rrezikshme dhe të ngrirë”.
Dhjetë emigrantë kanë vdekur teksa kanë mbetur të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Poloni, një zonë që arrin temperaturat nën zero. Situata e përkeqësuar ka ngritur shqetësime për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndihmën humanitare. Varshava lejon vetëm akses shumë të kufizuar në zonë./UBTNews/