UBT News

BE sanksionon gjashtë kompani të akuzuara për ‘minim të stabilitetit’ në Sudan

Këshilli Evropian (KE) ka vendosur sanksione ndaj gjashtë kompanive nën dyshimet se ato u përfshinë në financimin dhe armatosjen e ushtrisë ndërluftuese sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).

KE përmes një deklarate të hënën njoftoi se gjashtë njësitë janë përgjegjëse për “mbështetjen e aktiviteteve që minojnë stabilitetin dhe tranzicionin politik të Sudanit”.

Në mesin e kompanive të sanksionuara janë tri që kontrollohen nga Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF), në mesin e tyre edhe konglomerati i Sistemit të Industrisë së Mbrojtjes, për të cilin Brukseli tha se kishte vlerësuar të ardhura prej 2 miliardë dollarësh në vitin 2020./UBTNews/

Exit mobile version