UBT News

BE: Rusia qëndron pas sulmit masiv kibernetik që ndodhi në fillim të pushtimit rus të Ukrainës

Një sulm kibernetik masiv kundër KA-SAT të Viasat-it në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, i cili shkaktoi ndërprerjen e internetit, u shkaktua nga Rusia, njoftoi Bashkimi Evropian.

Sulmi kibernetik në fund të shkurtit ndodhi pikërisht kur forcat ruse u futën në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Sipas mediave të huaja, ky sulm kibernetik shkaktoi ndërprerje pa dallim në disa autoritete publike, biznese dhe te përdoruesit në Ukrainë, si dhe goditi shtetet anëtare të BE-së.

“Ky sulm kibernetik i papranueshëm është një shembull tjetër i sjelljes së papërgjegjshme të vazhdueshme të Rusisë në hapësirën kibernetike, e cila gjithashtu ishte pjesë integrale e pushtimit të saj të paligjshëm dhe të pajustifikuar të Ukrainës”, shtoi ai.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss kritikoi gjithashtu Rusinë për incidentin, duke thënë:“Kjo është dëshmi e qartë dhe tronditëse e një sulmi të qëllimshëm dhe keqdashës nga Rusia kundër Ukrainës, i cili kishte pasoja të rënda për njerëzit e zakonshëm dhe bizneset në Ukrainë dhe në mbarë Evropën”./UBTNews/

Exit mobile version