UBT News

BE premton sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione për Bjellorusinë për të vazhduar presionin mbi Rusinë për të ndalur luftën e saj në Ukrainë, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duke folur me gazetarët, ajo tha“ne do të vazhdojmë me sanksione ndaj Bjellorusisë, kjo si përgjigjie ndaj rolit të Bjellorusisë në luftën e Rusisë në Ukrainë”.

Znj. Von der Leyen poashtu tha se BE do të vazhdojë “të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të përkrahur popullin e fortë të Ukrainës” dhe do të vazhdojë “t’i bëjë presion Kremlinit”./UBTNews/

Exit mobile version