UBT News

BE po punon për të miratuar pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë ‘shumë shpejt’

Ambasadorët evropianë po takohen në Bruksel për të debatuar propozimin e Komisionit Evropian për sanksionet e reja kundër Rusisë.

Sipas një burimi të BE-së për CNN, ka një marrëveshje që kjo pako të miratohet shumë shpejt, por ka shumë pyetje teknike, që “është normale pasi është një pako shumë e dendur”, sipas burimit.

Burimi tha se ambasadorët do të punojnë gjatë gjithë ditës me shtetet anëtare dhe pritet të takohen sërish nesër për të shqyrtuar disa rregullime me qëllim arritjen e një marrëveshjeje sa më të shpejtë.

Komisioni Evropian propozoi të martën një pako të pestë sanksionesh kundër Rusisë, e cila synon “të presë edhe më thellë ekonominë ruse”.

Masat e propozuara përfshijnë ndër të tjera një ndalim të importit të qymyrit nga Rusia me vlerë 4 miliardë euro në vit./UBTNews/

Exit mobile version