Një zëdhënëse e Bashkimit Evropian ka thënë se blloku po punon drejt sanksioneve të reja ndaj Iranit pasi ka mbledhur “prova të mjaftueshme” se po furnizon Rusinë me drone për përdorim në Ukrainë.
“Tani që kemi mbledhur provat tona të mjaftueshme, puna po vazhdon në Këshill në funksion të një reagimi të qartë, të shpejtë dhe të vendosur të BE-së”, tha Nabila Massrali, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Diplomatët e BE-së thanë për AFP se po punohet për të hartuar një listë të individëve dhe subjekteve iraniane të lidhur me dronët, të cilët do të shtohen në listën e zezë të sanksioneve të bllokut.
Irani ka mohuar se ka dërguar armë në Rusi për t’u përdorur në konfliktin me Ukrainën./UBTNews/