Bashkimi Evropian ka bërë me dije se po planifikon të eksportojë 700 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 deri në mesin e vitit 2022.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka bërë me dije se në kuadër të parandalimit të COVID-19, ekipi shëndetësor në BE do të bëjë shumë më shumë dhe do të eksportojë vaksina në vendet anëtare.
“BE është donatori më i madh i vaksinës për COVID-19. Ne tejkaluam objektivin tonë në 2021, me 380 milionë doza të përbashkëta, por kemi akoma dhe shumë për të bërë. Ekipi Europe ka premtuar të ndajë 700 milionë doza deri në mesin e 2022”, ka thënë ajo.