Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë në përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, konfirmoi shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Kiev të enjten.
“Ne do të prezantojmë me partnerët tanë të G7-ës edhe një kufi çmimi për produktet e naftës ruse dhe deri më 24 shkurt – saktësisht një vit që nga fillimi i pushtimit – ne synojmë të kemi paketën e dhjetë të sanksioneve”, tha von der Leyen gjatë një konferencë për media me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ajo tha se sanksionet ekzistuese po “gërryejnë” ekonominë e Rusisë dhe “po e kthejnë atë pas një brazi”, teksa shtoi se kufiri ekzistues i çmimit të naftës po i kushton Moskës rreth 160 milionë euro çdo ditë./UBTNews/