UBT News

BE: Pala serbe kërkoi zbatimin e Asociacionit, Lajçak bëri thirrje të zbatohen marrëveshjet e kaluara

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se pala serbe në takimet e Brukselit që është zhvilluar dje dhe sot ka kërkuar që të zbatohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në njoftimin e BE-së thuhet se Emisari i për dialogun, Miroslav Lajçak, u ka bërë thirrje të dyja shteteve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjen e kaluara.

“Gjatë negociatave të sotme, Emisari i BE-së mori parasysh shqetësimet e ngritura nga pala e Beogradit në lidhje me moszbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mungesën e një paneli të serbëve të Kosovës në Gjykatën e Apelit në një rast të fundit”.

“Emisari i BE-së iu bën thirrje të dyja palëve t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara. Për të ndodhur kjo, BE-ja si ndërmjetësuese do t’i trajtojë çështjet e pazgjidhura që dalin nga Marrëveshja e Parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve, “Marrëveshja e Brukselit”, me të dyja palët si çështje prioritare në një nga takimet e ardhshme të kryenegociatorëve para fundit të vitit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version