Bashkimi Evropian (BE) ka shpallur një fond prej 10 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet anëtare të prekura nga përmbytjet shkatërrimtare të shkaktuara nga stuhia Boris. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi këtë masë gjatë një vizite në Vroclov, Poloni, ku takoi liderët e katër vendeve të goditura. Ajo shprehu shqetësimin e saj për dëmet e shkaktuar nga përmbytjet dhe theksoi se ky është një reagim urgjent për të mbështetur ata që janë prekur.
Përveç ndihmës financiare, Gjermania ka ofruar ndihmë ushtarake për Poloninë, duke dërguar ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura.
Kryeministri polak, Donald Tusk, pranoi këtë ndihmë dhe bëri thirrje për qetësi, duke iu kujtuar qytetarëve se ushtarët gjermanë po vijnë për të ndihmuar dhe jo për të frikësuar, duke aluduar në historinë e dhimbshme të pushtimit nazist të Polonisë në 1939.
Polonia po përballet me përmbytje të mëdha, veçanërisht në jugperëndim të vendit, dhe ka dërguar rreth 16,000 ushtarë në zonat e prekura për të ofruar asistencë./UBTNews/