Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, ka folur këtë të premte për veprimet që Bashkimi Evropian mund të marrë në mbrojtje të Ukrainës.
Kubilius tha se pozicioni i Bashkimit Evropian është “shumë i qartë”. Sipas tij unioni është i angazhuar për “paqe përmes forcës”.
Kubilius la të kuptohet se një paketë e re ndihme për Ukrainën mund të prezantohet të hënën.
“Ne po diskutojmë të gjitha mundësitë që do të na lejojnë, në një mënyrë shumë urgjente, të dërgojmë një mesazh shumë të fortë për ukrainasit dhe për botën se ne jemi së bashku me Ukrainën,” tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se shpreson që një mundësi e mirë për të dërguar një mesazh të tillë mund të jetë përvjetori i tretë i luftës, që do të bie të hënën e ardhshme. Kubilius pranoi se ka “thashetheme” rreth numrave të ndihmës, por nuk pranoi të spekulonte për to.
Mediat kanë raportuar se BE mund të japë një paketë ndihme prej 700 mld euro për Ukrainën, por shifrat nuk janë konfirmuar ende.