UBT News

BE: Nesër raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi, në nivel kryenegociatorësh

Kosova dhe Serbia pritet të nisin raundin e ri të bisedimeve në kuadër të dialogut mes të dy shteteve.

Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, mbahen në nivel kryenegociatorësh, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i lartë për Punë të Jashtme, Politikë dhe Siguri në Bashkimin Europian, Peter Stano.

Duke mos dhënë më tepër detaje, ai tha se takimi mbahet nesër në Bruksel, të mërkurën e 7 korrikut.

Delegacioni i Prishtinës do të drejtohet nga Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ndërsa Beogradin do ta përfaqësojë Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Exit mobile version