Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka thënë se blloku po furnizon Ukrainën me panele diellore për të ndihmuar “sigurinë e saj energjetike”.
Ajo shkroi në Twitter: “Unë u premtova se do të punoj me Ukrainën për burimet e rinovueshme të energjisë, të rëndësishme për sigurinë e saj energjetike.
“Tani ne po dërgojmë një grup të parë prej 5700 panelesh diellore”, ka shkruar ajo, duke shtuar se shpreson që do të vijnë edhe më shumë donacione./UBTNews/