Bashkimi Europian pritet që të mos e rinovojë kontratën me kompaninë “Astrzaeneca”. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Industrisë franceze, Anies Panier-Rinasser.
“Vendimi nuk është marrë, por pas vendimit të Danimarkës për të mos përdorur vaksinën Evropa ka shumë të ngjarë të mos rinovojë kontratën”, tha ajo.
Ai shtoi: “Ne nuk kemi filluar bisedime me Johnson & Johnson dhe AstraZeneca për një kontratë të re, por jemi në bisedime me Pfizer / BioNTech dhe Modern”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha këtë javë se Pfizer-BioNTech ka provuar të jetë një “partner i besueshëm që i ka përmbushur angazhimet dhe nevojat e tona, ndryshe nga AstraZeneca”.