Bashkimi Evropian po e mirëpret marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve nga Gaza, në një ujdi për një pauzë të konfliktit.
Shefi i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, mes tjerash i ka bërë thirrje Hamasit, për lirim të menjëhershëm të të gjitha pengjeve.
”BE-ja mirëpret marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve nga Gaza për një pauzë të zgjatur në konflikt”.
”Pas 7 javësh vuajtjesh, më në fund ata do të bashkohen me familjet e tyre. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”.
Tutje ai në platformën “X”, shkruan se BE-ja do të kryejë pjesën e saj në ofrimin e ndihmës për civilët që po durojnë luftën në Gaza.
”Pauza humanitare duhet të përdoret për të ofruar sa më shumë ndihma të nevojshme urgjente për civilët që durojnë luftën shkatërruese në Gaza. BE-ja do të bëjë pjesën e saj në ofrimin e ndihmës”, deklaroi ai tutje.