Bashkimi Evropian miratoi të enjten një plan për një taksë globale minimale prej 15 për qind për bizneset shumëkombëshe, pasi udhëheqësit dhanë miratimin përfundimtar pas disa muajsh grindjeje. Marrëveshja historike midis afro 140 vendeve synon të ndalojë qeveritë të bëjnë gara për të ulur taksat për të joshur firmat më të pasura në botë në territorin e tyre.
“Sot Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap vendimtar drejt drejtësisë tatimore dhe drejtësisë sociale”, tha komisioneri i ekonomisë së BE-së, Paolo Gentiloni.
“Taksimi minimal është çelësi për adresimin e sfidave që krijon një ekonomi e globalizuar“, deklaroi ai tutje.
Plani u hartua nën drejtimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe tashmë ka mbështetjen e Uashingtonit dhe disa ekonomive kryesore të BE-së./UBTNews/