Komisioni Evropian ka nisur procedimet disiplinore kundër Francës, Italisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare të BE-së për marrjen e borxhit të ri në nivele të larta, në kundërshtim me rregulloret e BE-së.
Belgjika, Hungaria, Malta, Polonia dhe Sllovakia janë kritikuar gjithashtu nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian për nivelin e borxhit të tyre kombëtar dhe deficitet buxhetore që ata kanë.
Vendimi i komisionit është hapi i parë në një proces të quajtur – procedura e deficitit të tepërt (EDP) – duke udhëzuar shtatë vendet e BE-së të reduktojnë shpenzimet e tyre publike. Ministrave të Financave të BE-së do t’u kërkohet të miratojnë vlerësimin e komisionit në korrik.
Më pas, nën mbikëqyrjen e komisionit, vendet që i nënshtrohen EDP-së duhet të paraqesin masa për të reduktuar borxhin dhe deficitin e tyre për katër vjet./UBTNews/