UBT News

BE: Ligji ynë i inteligjencës artificiale duhet të shërbejë si ‘model për botën’

Bashkimi Evropian dëshiron që Akti i Inteligjencës Artificiale të jetë një shembull për pjesën tjetër të botës që duhet ndjekur kur rregullon teknologjinë në zhvillim, shkruan Euronews, transmeton UBT News.

Ministrat e Telekomunikacionit të BE-së mbajtën të enjten debatin e tyre të parë mbi Aktin e propozuar të AI në Bruksel për të vendosur udhëzimet për vitet e ardhshme, ku ministri slloven i Administratës Publike, Boštjan Koritnik, tha se akti i AI duhet të shërbejë si një model global.

“Ministrat shprehën mbështetjen e tyre të qartë për një ligj gjithëpërfshirës mbi inteligjencën artificiale, i cili do të shërbente si një model në të gjithë globin, në të njëjtën mënyrë si rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave, GDPR, në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale”, tha Koritnik.

“Ka ende punë të konsiderueshme përpara, pasi ne duam të sigurohemi që Akti i Inteligjencës Artificiale do të arrijë qëllimet e tij të dyfishta për të siguruar sigurinë dhe respektimin e të drejtave themelore dhe stimulimin e zhvillimit dhe marrjes së teknologjisë së bazuar në AI në të gjithë sektorët. Presidenca e Këshillit Evropian do të vazhdojë punën intensive mbi këtë propozim, të cilin e konsideron një përparësi kryesore në fushën dixhitale”.

AI dhe teknologjia e njohjes së fytyrës përdoret për të identifikuar sëmundjet, siç është demenca përmes sinjaleve të padukshme për syrin e njeriut, përcjell UBT News.

Ndërsa ka përfitime të qarta nga kërkimet në mjekësi, ka përdorime të tjera që mbartin rreziqe. Një shembull është zbatimi i ligjit pa asnjë mbikëqyrje.

Me ndihmën e inteligjencës artificiale, bëhen përpjekje për të identifikuar përgjegjësit për sulmet terroriste, aktet e dhunës ose aksidentet.

Kompanitë si Amped me seli në Trieste të Italisë, përdorin AI për video analiza. Ndërsa këto kompani i nënshtrohen kontrolleve të garancisë, në disa vende jashtë BE-së kjo nuk ndodhë.

Sipas Despina Travlou, Sekretare e Përgjithshme në AIIA-OJF, përdorimi i AI nuk është rregulluar ende mjaftueshëm dhe mund të çojë në shkelje të të drejtave civile./UBTNews/

Exit mobile version