UBT News

BE kërkon prova konkrete për përfshirjen e Iranit në luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian po kërkon prova konkrete për çdo përfshirje iraniane në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ka thënë kryediplomati i bllokut, pas raportimeve për sulme me dronë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

“Ne do të kërkojmë prova konkrete për pjesëmarrjen [e Iranit në luftën e Ukrainës]”, u tha gazetarëve Josep Borrell ndërsa mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. Në takim pritej të merrte pjesë edhe Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i Ukrainës.

Autoritetet ukrainase thonë se Rusia përdori mjete ajrore pa pilot të prodhuar nga Irani (UAV) Shahed-136 për të sulmuar qytetet e saj.

Irani, i cili ka fajësuar veprimet e NATO-s si shkakun kryesor të luftës, ka mohuar furnizimin e Rusisë me armë.

“Republika Islamike e Iranit në asnjë mënyrë nuk ka furnizuar asnjë palë me armë për t’u përdorur në luftën në Ukrainë, dhe politika e saj është të kundërshtojë armatosjen e njërës palë me qëllimin për t’i dhënë fund luftës”, tha Hossein Amirabdollahian, ministri i jashtëm i Iranit./UBTNews/

Exit mobile version