Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar auditim “urgjent” të agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për refugjatët palestinezë, UNRWA, dhe tha se po rishikon fondet, pas akuzave të Izraelit se disa pjesëtarë të stafit morën pjesë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.
Auditimi duhet të udhëhiqet nga ekspertë të emëruar nga Komisioni Evropian dhe të kryhet së bashku me hetim të OKB-së mbi këto akuza, u tha gazetarëve zëdhënësi i komisionit, Eric Mamer.
“Ajo që është absolutisht e qartë është se këto veprime janë urgjente. Ato janë të rëndësishme dhe duhet të fillojnë pa asnjë vonesë”, tha Mamer.
Bashkimi Evropian është një nga donatorët kryesorë të UNRWA./UBTNews/