UBT News

BE ka ngrirë asete ruse në vlerë prej 13.8 miliardë euro që nga fillimi i luftës në Ukrainë

epa09974009 European Commissioner for Justice Didier Reynders speaks during a press conference on the 'New EU rules on freezing and confiscating assets of oligarchs violating restrictive measures and of criminals' at the European Commission in Brussels, Belgium, 25 May 2022. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë 13.8 miliardë dollarë qysh prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, konfirmoi Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders, të martën.

“Për momentin, ne kemi ngrirë asete që vijnë nga oligarkët dhe subjektet e tjera – në vlerë 13.8 miliardë euro, kështu që është shumë mjaft e madhe”, u tha Reynders gazetarëve në Pragë.

“Por më duhet të them se një pjesë shumë e madhe e saj, mbi 12 miliardë… vjen nga pesë shtete anëtare”, deklaroi ai para një takimi jozyrtar të ministrave të drejtësisë të BE-së të mbajtur nga presidenca çeke e BE-së.

Ai refuzoi t’i përmend me emra pesë shtetet, por shtoi se pret që vendet e tjera në bllokun 27-anëtarësh të rrisin përpjekjet e tyre së shpejti.

Në fund të qershorit, një task forcë ndërkombëtare e sanksioneve tha se anëtarët e saj, përfshirë disa vende të BE-së, kanë bllokuar 30 miliardë dollarë në asete që i përkisnin oligarkëve dhe zyrtarëve rusë./UBTNews/

Exit mobile version