UBT News

BE-ja zgjat pezullimin e tarifave dhe kuotave për importet e Ukrainës edhe për një vit

Ministrat evropianë të tregtisë u pajtuan të zgjasin masat e përkohshme përmes së cilave pezullohen detyrimet doganore dhe kuotat për importet e Ukrainës në Bashkimin Evropian edhe për një vit tjetër, deri në qershor të vitit 2024.

Lehtësimi i përkohshëm i rregulloreve tregtare midis Ukrainës dhe BE-së hyri në fuqi në qershor të vitit 2022.

“Duke vazhduar këto masa, BE-ja po vazhdon të demonstrojë mbështetjen e saj të palëkundur politike dhe ekonomike për Ukrainën”, njofoi Këshilli Evropian, i cili u mblodh në Bruksel të enjten.

Komisioni Evropian, i cili propozoi zgjatjen e masave gjatë muajit shkurt, tha se heqja e vazhdueshme e kufizimeve do të ndihmojë në “zbutjen e situatës së vështirë me të cilën po përballen prodhuesit dhe eksportuesit ukrainas” në mes të luftës./UBTNews/

Exit mobile version