UBT News

BE-ja thotë se blloku po përballet me rrezik të lartë terrorist për shkak të luftës në Gaza

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po përballen me “rrezik të lartë të sulmeve terroriste” si pasojë e luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, konfirmoi komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

Duke folur në prag të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së në Bruksel, Johansson iu referua sulmit me thikë që ndodhi gjatë fundjavës në Paris, si pasojë e të cilit një turist gjerman u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

“Me luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe polarizimin që shkakton në shoqërinë tonë, me ardhjen e festave ekziston rrezik i lartë për sulme terroriste në Bashkimin Evropian”, deklaroi ajo.

Ajo njoftoi se Bashkimi Evropian do t’i dhurojë 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të kultit./UBTNews/

Exit mobile version