UBT News

BE-ja sot zbulon planet për t’u pavarësuar nga karburantet fosile ruse

Brukseli sot do të zbulojë planet e reja për ‘të hequr qafe’ karburantet fosile ruse, si përpjekje për të arritur një pavarësi më të madhe energjetike pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, përcjell UBT News.

Strategjia përfshin synimin e furnizuesve të rinj, përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe vendosjen e niveleve të detyrueshme të ruajtjes së gazit në të gjithë bllokun.

“Diversifikim, riorganizim dhe kompensim, për të mbrojtur qytetarët dhe kompanitë. Italia po punon për të reduktuar varësinë nga gazi rus sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha kryeministri italian Mario Draghi të hënën pas një takimi në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Të shtunën fola në telefon me Emir Al Thani të Katarit, me të cilin diskutova në veçanti për forcimin e bashkëpunimit energjetik mes vendeve tona”, tha ai.

Sipas Komisionit Evropian, Rusia furnizon rreth 40% të gazit natyror të bllokut./UBTNews/

Exit mobile version