UBT News

BE-ja sanksionon zyrtarët rusë të akuzuar për dhunë seksuale ‘sistematike’ ndaj grave ukrainase

Bashkimi Evropian vendosi të martën të sanksionojë nëntë persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse të përfshirë në pushtimin e Ukrainës, dhe tri entitete që akuzohen për shkelje të të drejtave të grave në shkallë të gjerë dhe sistematike.

Kjo është hera e parë që blloku përdor regjimin e tij të sanksioneve për të drejtat e njeriut, që u krijua gjatë dhjetorit të vitit 2020 dhe që synon krimet seksuale.

Vendimi u miratua unanimisht nga 27 shtete anëtare në prag të 8 marsit – Ditës së Gruas.

“Shtypja ndaj grave dhe vajzave dhe sulmet ndaj të drejtave të tyre njerëzore janë alarmante”, njoftoi Komisioni Evropian dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë të përbashkët.

Në mesin e të sanksionuarve janë gjeneralmajori Nikolay Anatolevich Kuznetsov dhe koloneli Ramil Rakhmatulovich Ibatullin i forcave të armatosura ruse./UBTNews/

Exit mobile version