UBT News

BE-ja propozon ndalimin e naftës ruse, thotë presidentja e Komisionit Evropian

Komisioni Evropian propozoi ndalesë për gazin rus. Kështu njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në Twitter.

“Përfundimisht, ne propozojmë një ndalesë në gazin rus. Le të jemi të qartë: s’do të jetë e lehtë. Por ne na duhet të punojmë rreth asaj. Ne do të sigurohemi që ta largojmë gradualisht naftën ruse në mënyrë të rregullt. Për të maksimizuar presionin ndaj Rusisë, duke minimizuar ndikimin në ekonomitë tona”, shkroi ajo në Twitter.

Von der Leyen po flet në Parlamentin Evropian gjatë një diskutimi mbi paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version