Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të enjten se Bashkimi Evropian po përgatit paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë, gjatë një vizite në Finlandë.
“Dhe kam besim se shumë shpejt do të miratojmë një kufi global të çmimit të naftës ruse me G7 dhe partnerë të tjerë të mëdhenj. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të ketë mbizotëruar mbi Putinin dhe luftën e tij të paligjshme dhe barbare”, tha ajo mes tjerash./UBTNews/