UBT News

BE-ja paralajmëron sanksione ndaj Twitterit

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar miliarderin Elon Musk se platforma Twitter mund t’i nënshtrohet sanksioneve sipas një ligji të ri mbi median pas pezullimit të llogarive të gazetarëve.

“Akti i Shërbimeve Digjitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore. Kjo përforcohet sipas Aktit tonë për Lirinë e Medias”, shkroi në Twitter komisionerja e transparencës së BE-së, Vera Jourova.

“Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti”, shtoi ajo më tej.

I miratuar në fillim të këtij viti, Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA) bazohet në ligjin e mëparshëm evropian të medias për të rregulluar përmbajtjen e paligjshme, dezinformimin dhe transparencën në internet./UBTNews/

Exit mobile version