“Më shumë se 2 mijë kamionë që transportojnë ndihma humanitare dhe mallra komerciale janë duke pritur në Egjipt, gati për të hyrë në Gaza”, kanë njoftuar Operacionet Evropiane të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare.
“Për shkak të operacioneve intensive ushtarake, vendkalimi në Rafah mbetet i mbyllur. BE-ja avokon për qasje të qëndrueshme, të papenguar dhe të sigurt humanitare”, thuhet në një postim në X./UBTNews/