Bashkimi Evropian (BE) ka rënë dakord të miratojë sanksione shtesë kundër Bjellorusisë për përfshirjen e vendit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi të mërkurën presidenca spanjolle e BE-së.
“Sot, ambasadorët e BE-së ranë dakord për miratimin e masave kufizuese në funksion të situatës në Bjellorusi dhe përfshirjes së Bjellorusisë në agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
“Masat përfshijnë lista të individëve dhe subjekteve”, thuhet tutje në njoftim./UBTNews/